Sektori i Biomases Drunore ne Kosove: Vështrim i integruar mbi kërkesën dhe ofertën për drurin si lëndë djegëse (WISDOM)
No hay miniatura disponible
Fecha
Autores
Título de la revista
ISSN de la revista
Título del volumen
Editor
FAO ;
Resumen
Descripción
Druri si lëndë djegëse është një prej burimeve më të rëndësishme të energjisë për amvisëritë kosovare. Për të kuptuar sektorin e biomasës drunore në Kosovë, akterë të ndryshëm janë anketuar rreth kërkesës dhe ofertës aktuale dhe resurseve që janë në dispozicion. Anketat ishin pjesë përbërëse e aktiviteteve më të përgjithshme të zbatuara në projektin ‘Mbështetje zbatimit të politikave dhe strategjisë për zhvillimin e pylltarisë në Kosovë’ (GCP/KOS/005/FIN). Projekti synon rritjen e kontributit të sektorit të pylltarisë për ekonominë kombëtare, përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore, gjithnjë duke pasur parasysh kërkesat e shumëfishta të vendosura në resurset pyjore. Kërkesat ndaj resurset pyjore janë që të sjellin përfitime ekonomike, shoqërore, mjedisore, si dhe të kontribuojnë në zbutjen e ndryshimit klimatik. Të dhënat e mbledhura janë përdorur për të vlerësuar kërkesën dhe ofertën për biomasën drunore, përmes shfrytëzimit të modelit WISDOM. WISDOM-i për Kosovë është zbatuar përmes shfrytëzimit të metodologjisë së veçantë të sajuar nga FAO, e cila përshkruhet në këtë raport. Metodologjia WISDOM mundëson harmonizimin dhe grupimin e të gjitha informatave në dispozicion të cilat kanë të bëjnë me kërkesën dhe ofertën për biomasë drunore në nivelin më të mundshëm të ulët administrativ.
