Udhëzues për Garantimin e Barazisë Gjinore gjatë Procesit të Regjistrimit të Tokës në Evropën Juglindore 2021
No hay miniatura disponible
Fecha
Autores
Título de la revista
ISSN de la revista
Título del volumen
Editor
GIZ and FAO ;
Resumen
Descripción
Hartimi i këtij Udhëzuesi është fryt i përpjekjeve të përbashkëta të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Deutsche Gesellschaft fur internationale Zusammenarbeit (GIZ) për t’u ardhur në ndihmë vendeve të arrijnë indikatorin 5.a.2 të Objektivit 5.a të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2015 . Objektivi 5.a është: “Ndërmarrja e reformave për t’u dhënë grave të drejta të barabarta mbi burimet ekonomike, si dhe akses ndaj pronësisë dhe kontrollit mbi tokën dhe formave të tjera të pasurisë, shërbimeve financiare, trashëgimisë dhe burimeve natyrore, në përputhje me legjislacionin vendas”, dhe matet nga dy indikatorë:
Indikatori 5.a.1: “(a) Përqindja e njerëzve me të drejta pronësie ose të sigurta mbi tokën bujqësore (kundrejt numrit të përgjithshëm të popullsisë agrare), sipas gjinisë; dhe (b) pjesa e grave midis pronarëve ose mbajtësve të të drejtave mbi tokën bujqësore”, sipas llojit të zotërimit.
Indikatori 5.a.2: Përqindja e vendeve ku kuadri ligjor (përfshirë të drejtën zakonore) u garanton grave të drejta të barabarta mbi pronësinë dhe/ose kontrollin mbi tokën.
