Udhëzues ligjor për konsolidimin e tokës
No hay miniatura disponible
Fecha
Título de la revista
ISSN de la revista
Título del volumen
Editor
GIZ ;
Resumen
Descripción
Konsolidimi i tokës është instrument tejet i efektshëm i menaxhimit të tokës që mundëson përmirësimin e strukturës së pronave bujqësore dhe fermave, çfarë e ngrit efikasitetin ekonomik dhe social të tyre dhe u sjell dobi si bartësve të të drejtave, ashtu edhe shoqërisë në përgjithësi. Meqë konsolidimi i tokës i jep qarkullim pronësisë së tokës dhe të drejtave të tjera të tokës, ai po ashtu e mundëson ndarjen e zonave të reja me destinime të veçanta përveç bujqësisë, si për shembull për infrastrukturë publike apo mbrojtje dhe restaurim të natyrës.
Nga përvoja me projektet në shtetet anëtare FAO ka mësuar se instrumentet e konsolidimit të tokës e bëjnë të domosdoshme një rregullore ligjore të shtjelluar në mënyrë të thukët dhe të integruar në kornizën ligjore kombëtare. Konsolidimi i tokës është procedurë e rregulluar me ligj që udhëhiqet nga një organ publik dhe që përdoret për ta përshtatur strukturën e pronave në zonat rurale përmes një rindarjeje gjithëpërfshirëse të parcelave, të bashkërenduar midis pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokave, për ta reduktuar copëzimin e tokave, për ta lehtësuar zgjerimin e fermave dhe/ose për t'i arritur objektivat e tjera publike, përfshirë restaurimin e natyrës dhe ndërtimin e infrastrukturës.
Ky udhëzues ligjor ofron udhëzime të hollësishme lidhur me çështjet legjislative që kanë të bëjnë me konsolidimin e tokës në mënyra që përputhen me Udhëzimet Vullnetare për Qeverisjen e Përgjegjshme të Zotërimit të Tokës, Peshkatarisë dhe Pyjeve në kontekstin e Sigurisë Kombëtare të Ushqimit dhe të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ai përqendrohet në konsolidimin e tokës në zonat rurale dhe bazohet në praktikat e mira legjislative rajonale në konsolidimin e tokës në Evropë.
